Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

14 të vdekur në Afganistan

NULL NULL
02.10.2015 21:08

Një aeroplan i ushtrisë amerikane është përplasur, pasi ka ateruar në Afganistan, duke lënë të vdekur 14 persona, ka raportuar ushtria amerikane, duke e cilësuar rastin si aksident.

Gjashtë ushtarë amerikanë dhe pesë civilë, që punonin për Shtetet e Bashkuara, në Afganistan janë në mesin e të vrarëve, transmeton Radio Europa e Lirë.

Poashtu edhe tre civilë afganë janë vrarë kanë thënë zyrtarë ushtarak amerikanë.

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se ky grup ka sulmuar aeroplanin, por një gjë e tillë është mohuar nga forcat amerikane.

Presidenti Barack Obama u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave të vrarë, në aksident.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.