Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

14 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

NULL NULL
26.04.2020 12:41
A researcher at Protein Sciences moves a vial in a lab, Thursday, March 12, 2020, in Meriden, Conn. The biotech company is currently researching a vaccine for COVID-19. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms, such as fever and cough. For some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness, including pneumonia. The vast majority of people recover from the new virus. (AP Photo/Jessica Hill)

Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

Në 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 14 raste të reja, duke pësuar një tendencë ulje nga dita e djeshme.

Në total deri më tani numri i të prekurve tani ka shkuar 726, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 28 persona, një prej tyre mëngjesin e sotëm.

Janë testuar 264 persona të dyshuar me koronavirus, ku rezulton se në Krujë  janë nëntë raste të reja, katër raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe një rast i ri është në Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se deri në këto momente janë testuar 7 mijë e 279 raste të dyshuar, ndërkohë betejën me këtë virus e fituar 410 persona.

Ndërkohë një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar dhe numrin më të lartë të rasteve të reja që nga zbulimi i rastit të parë që ishte 34.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″.

lajme të ngjashme