Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

14 mijë e 446 raste pozitive me COVID-19, mbi 11 mijë të shëruar

NULL NULL
11.09.2020 08:28

Numri i rasteve të infektimit me COVID-19 në Kosovë ka rënë së fundmi.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën janë regjistruar 69 raste pozitive, kurse janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

Gjithsej 11.033 raste të të shëruarve, kurse numri i rasteve aktive është 2.832, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme