139 pacientë në trajtim spitalor nga COVID-19 NULL NULL 07.10.2021 08:58 07.10.2021 08:58 Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universiar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 139 pacientë, si pasojë e COVID-19. Në raportet e klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, rezulton se nga 139 pacientët që po marrin trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor, transmeton Klankosova.tv. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 28 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë Spitali i Prizrenit, 8 pacientë Spitali i Gjakovës, 8 pacientë Spitali i Pejës, 15 pacientë Spitali i Gjilanit, 9 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë Spitali i Ferizajt, 17 pacientë