Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

138 kosovarë kthehen nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Kanada

NULL NULL
23.05.2020 16:48

Në Kosovë, sot janë kthyer 138 qytetarë nga Londra të cilët ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Ambasada e Kosovës në Londër më anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.

“E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mirë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.