130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici NULL NULL 24.04.2025 09:44 24.04.2025 09:44 Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar në Malishevë është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të besimit, pasi dyshohet se ka tërhequr para në mënyrë sistematike pa dijeninë e pronares së biznesit. Rasti është denoncuar gjatë pasdites së djeshme, më 23 prill, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. Siç merr vesh Klankosova.tv, e dyshuara për një kohë të gjatë ka tërhequr mjete financiare pa u hetuar nga pronarja, duke i shkaktuar kësaj të fundit dëme materiale. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025