13 vjeçarja me lëkurë ”gjarpri” sa herë del në diell! (FOTO) NULL NULL 02.05.2018 11:00 02.05.2018 11:00 Një 13 vjeçare nga India, është detyruar të bëjë jetë ndryshe nga të tjerët. Kjo për shkak të një gjendjeje të rrallë shëndetësore që e bën lëkurën e saj të rrjedh gjak sa herë i ekspozohet dritës së diellit, transmeton Klan Kosova. ”Gjithçka që mund të bëj është të shoh fëmijët e moshës time që luajnë dhe gëzojnë jetën e tyre. Unë shpesh pyes veten se pse i jam nënshtruar këtij lloj ndëshkimi nga Perëndia. Çfarë mëkati kam kryer për të vuajtur kështu?” ka thënë ajo në një intervistë për mediat e huaja. Madje ajo ka deklaruar se ndjen keqardhje pasi miqtë e saj e quajnë atë ”Vajza Gjarpër” . Vedika Gupta vuan nga çrregullimi gjenetik ‘ichthyosis’, e cila e ka “mbyllur” atë në dhomën e saj të gjumit. Ekzistojnë 20 lloje të ndryshme të ichthyosis, të cilat mund të ndikojnë më pak se në tre fëmijë të lindur në vit në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi ka bërë vizita tek mjekë të ndryshëm, të cilët nuk kanë arritur të lehtësojnë vuajtjen e Vedikës, adoleshentja ka filluar përdorimin e një locioni trupi që ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës, transmeton Klan Kosova.