Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

13 vjeçarët e sotëm, 200 selfie në ditë

NULL NULL
11.10.2015 17:37
Caucasian friends taking self-portrait

Në një studim nga CNN për adoleshentët 13 vjeçarë u gjet se ata i përdornin rrjetet sociale shumë shpesh. Disa prej tyre kontrollonin faqet e tyre në rrjete sociale deri në 100 herë në ditë dhe shumica e mesazheve në to ishte e paçensuruar dhe me përmbajtje seksuale.

Adoleshentët e sotëm janë shumë të dhënë mbas celularëve. Njëra nga vajzat pjesëmarrëse në studim tregoi se bënte 100 deri në 200 selfie në ditë; ndërsa një tjetër tha “më mirë të rri një javë pa bukë sesa pa celular”.

Studiuesit po ashtu zbuluan shumë mesazhe kërcënuese apo presionuese nga bashkëmoshatarët, foto nudo dhe gjuhë jomorale. Ata gjetën se efektet negative të këtyre postimeve në median sociale neutralizoheshin kur prindi merrte një rol aktiv duke monitoruar llogaritë e fëmijëve të tyre në median sociale bashkë me ta.

Në përputhje me këtë studim janë po ashtu rezulatet e një tjetër studimi që tregojnë se dërgimi i shpeshtë i mesazheve tek adoleshentet vajza sjell ulje të notave në mësime. Gjithësesi përpara se të ndalohet kategorikisht përdorimi i teknologjisë duhet kuptuar se adoleshentët kanë edhe përfitime nga komunikime të kësaj forme. “Është një mënyrë për tu lidhur me shoqërinë, është mënyrë për tu ndjerë të pranuar dhe të mbështetur” tha psikologu klinik Marion Underwood./bebja.com

lajme të ngjashme