13 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës NULL NULL 08.09.2020 10:06 08.09.2020 10:06 Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 47 pacientë me COVID-19. Prej tyre, një pacientë është në respirator, 36 të tjerë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 janë në gjendje më të rëndë, transmeton Klan Kosova. Nga personeli i stafit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.