13 kosovarë ndodhen në Izrael, nuk kanë shprehur interesim për evakuim NULL NULL 25.06.2025 15:04 25.06.2025 15:04 Sipas të dhënave të Ambasadës së Kosovës në Izrael në territorin izraelit ndodhen 13 kosovarë, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim. Kjo është bërë e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ku u tha se nga atje është bërë evakuimi i disa qytetarëve, përmes Jordanisë dhe Egjiptit. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet në gatishmëri të plotë dhe e angazhuar për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga qytetarët tanë, duke koordinuar nga afër me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo mundësi të mëtejme evakuim”i. “Duke qenë se situata e sigurisë në Izrael vijon të përkeqësohet, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Evakuohen disa kosovarë nga Izraeli, MPJD jep detaje *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 1 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë