126 izraelitë po mbahen peng në Gaza NULL NULL 15.10.2023 10:41 15.10.2023 10:41 Ushtria izraelite thotë se të paktën 279 ushtarë të saj janë vrarë që nga 7 tetori, kur Hamasi filloi sulmin e tij të befasishëm. Numri total i të vdekurve në Izrael, përfshirë civilët, është më shumë se 1300. Në një përditësim, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se numri i pengjeve të konfirmuara izraelitë që mbahen në Gaza është 126. Më parë, Izraeli tha se rreth 150 persona mbaheshin robër në Gaza.