Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

12 zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
16.08.2024 13:55
Fushë e djegur, foto nga Klan Macedonia
Fushë e djegur, foto nga Klan Macedonia

Gjithsej 53 zjarre në ambient të hapur në Maqedoni të Veriut janë evidentuar gjatë ditës së enjte.

Prej tyre 12 janë ende aktiv, gjashtë janë nën kontroll, ndërsa 35 janë shuar, kumtoi në mëngjes Qendra për Menaxhim me Krizat, raporton Klan.mk, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kumtesës, tre nga zjarret aktive janë në territorin e komunës Makedonski Brod. Nga dy udhëhiqen si aktive në komunat e Kërçovës dhe Çashkës. Stuhitë e zjarrit janë aktive edhe në rajonin e komunave Dibër, Dollnen, Novac, Plasnicë, Resnjë.

lajme të ngjashme