12 të arrestuar në aksionet e sotme të Policisë NULL NULL 24.02.2021 13:16 24.02.2021 13:16 12 persona janë arrestuar sot në aksionet e Policisë së Kosovës të cilat kanë nisur nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe kanë vazhduar në Komunën e Istogut, Lipjanit dhe Gjilanit. Në mesin e katër zyrtarëve të arrestuar të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë (AZHB) është edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të kësaj agjencie Agim Nuha që, sipas burimeve të Klan Kosovës, është arrestuar për marrje të ryshfetit në vazhdimësi për dhënien e subvencioneve. Pjesëtarët e Njësisë Speciale dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike duket se kanë gjetur edhe prova materiale në AZHB, pasi nga atje janë larguar me disa dosje. Lidhur me këtë aksion do të ketë një konferencë për media, e cila pritet të nisë për pak, nga Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 1 orë më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 14 orë më parë