12 qershori 1999 në sytë e reporterit Asllan Bajrami (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 12:25 12.06.2025 12:25 Gazetari Asllan Bajrami, i cili në vitin 1999 ishte pjesë e redaksisë së Kosovës në Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), ka rrëfyer përjetimet e tij gjatë ditës historike të futjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Ai tregoi në emisionin ‘Fol me Arin” në Klan Kosova FM, se kishte qëndruar pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, ku dokumentoi momentet e para të hyrjes së trupave paqeruajtëse dhe emocionet e shqiptarëve që prisnin çlirimin, transmeton Klankosova.tv. “Ka qenë një moment i papërsëritshëm. Vlerat e asaj dite janë të jashtëzakonshme dhe meritojnë gjithçka që mund të bëjmë për ta nderuar. Lufta duhet të lartësohet me ligj, vlerat e saj të mbrohen, dhe askush nuk duhet të guxojë ta përdhosë sakrificën e UÇK-së, njerëzit e saj dhe dinjitetin e një populli që ka vuajtur për shekuj”, tha ndër tjerash Bajrami. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë