12 punëtorë shëndetësorë të QKMF-së në Kamenicë dolën negativ në testimet për koronavirus NULL NULL 04.04.2020 09:32 04.04.2020 09:32 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se 34 persona nga ky qytet kanë marrë rezultate negative për koronavirus, transmeton Klan Kosova. Ai me anë të një postimi për media në rrjetin social Facebook deklaroi se në mesin e këtyre personave ishin edhe 12 punëtorë shëndetësore nga QKMF në Kamenice. Gjithashtu edhe dy policë nga kjo komunë mbrëmë patën rezultate negative për Covid-19. “Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policor të cilët rezultuan të jenë negativ, në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan”. “12 punëtorë shëndetësor nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ për virusin SARS-CoV-2”. “Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët”, ka shkruar Kastrati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 19 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 27 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day