12 mënyra për të qenë më atraktiv - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

12 mënyra për të qenë më atraktiv

NULL NULL
30.04.2015 17:28

Buzëqeshni
Mbajeni buzëqeshjen në fytyrë , do të dukeni më miqësor dhe më i qasshëm. Nuk ka rëndësi se si jeni duke u ndjerë, vetëm buzëqeshni.

Merruni me qimet e fytyrës
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për qimet e fytyrës. Meshkuj rregullojini mjekrat tuaja, kurse ju femra vetullat.

Mbajini flokët Tip-Top
Flokët e juaja, janë sikur kurorë për ju. Kështuqë, kujdesuni për to. Të dukeni bukur është mënyra më e mirë për ta tërhequr dikë.

Vishini rrobat e duhura për ju
Është shume e rëndësishme që të dini si t’i kombinoni rrobat me formën e trupit tuaj. Kur dilni për shoping, jo të gjitha rrobat që ju pëlqejnë do t’i përshtaten formës së trupit që ju keni, andaj kujdesuni që të bëni zgjedhjet e duhura.

Kontakti me sy
Kur jeni duke biseduar me dikë, kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Kur ju krijoni kontakt me sy me personin që jeni pranë, do ta bëni të ndihet më të lumtur dhe më të rëndësishëm.

Ecni me vetëbesim
Jini me vetëbesim përderisa ecni. A e dini se si duhet ta bëni këtë gjë? Mbajeni trupin të relaksuar dhe sytë e kokën lartë. Vetëbesimi është njëri ndër elementet kryesore që ju bën më atraktiv.

Aroma
Askujt nuk i pëlqen dikush që kundërmon. Të gjitha përpjekjet tuaja që të dukeni tërheqës për dikë, do të bien në lumë nëse aroma e juaj është e keqe. Bëni dush dhe hidhni deodorant çdo ditë. Edhe aromën e keqe të gojës eliminojeni me medikamente.

Rrini të relaksuar
A jeni i brengosur rreth asaj se çfarë mendojnë të tjerët për ju? Nëse po atëherë duhet ta luftoni këtë ndjenjë. Mundohuni që të jeni i hapur karshi të tjerëve dhe të komunikoni me ta pa asnjë ndjenjë inferioriteti.

Qeshni dhe bëjini tjerët të qeshin
“E qeshura është ilaçi më i mirë”. Kur ju qeshni njerëzit rreth jush ndihen më rehat në praninë tuaj dhe më të lumtur që janë rreth jush. E qeshura ju bën të dukeni tërheqës. E nëse arrini t’i bëni të tjerët të qeshin, atëherë keni gjetur çelësin e të qenit tërheqës për kë të doni.

Gjuha e trupit
Gjuha e trupit është diçka për të cilën duhet të keni kujdes. Nëse me gjuhën e trupit, ju shprehni se jeni i zënë atëherë kjo do t’i largojë njerëzit nga ju. Të gjithë do të mendojnë se jeni i zënë.

Bëni pyetje
Mos folni për veten tërë kohën. Kur jeni duke biseduar me dikë bëjini pyetje. Kur ju e pyesni dikë për jetën e tij, çka i pëlqen apo si e kalon kohën e lirë, do ta bëni të ndihet i rëndësishëm dhe i vlerësuar.

Vishuni me ngjyra të hapura
Vishuni kolorit. Zakonisht ngjyrat e ndritshme tërheqin shikimet e të tjerëve.