Daut Haradinaj viziton vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kërkon vendosjen e një pllake përkujtimore NULL NULL 29/11/2021 29/11/2021 Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradianj, për nder të 28 nëntorit ka vizituar vendin ku u vranë heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, transmeton Klankosova.tv. “Jusufi ishte frymëzimi i shumë brezave deri tek brezi i luftëtarëve të fundit që e lartësuan emrin e tij nën Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’, duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ish-deputeti tha se shpreson që konsullata e Kosovës në Stutgart të marrë inciativën për vendosjen e një pllake përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.