26 vjeçari nga Kosova zgjedhet kryetar i Socialdemokrateve në Halmstad të Suedisë

26 vjeçari nga Kosova zgjedhet kryetar i Socialdemokrateve në Halmstad të Suedisë

NULL NULL
1 month më parë

Regjioni i Halandit ishte i pari në Evropë që dërgoi një deputet me rrënjë shqiptare në parlementin e Suedisë. Ishte ky regjion që i besoi tre mandate Adnan Dibranit i cili tashme tetë vite ka në duar ekonominë suedeze në komisionet e parlamentit suedez. Tash me hapa të sigurt dhe një shqiptar do të prekë parlametin suedez ose qeverinë suedeze.

26 vjeçari Arber Gashi u zgjodh kryetar i patisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit që është posti me i lartë që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri më tani që të bëhem kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët partisë. Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapo zgjedhur do të bëj gjithçka mundem për të drejtuar patrinë me besim të plotë , trasparencë dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im , se bashku drejt fitoreve të reja” u shpreh Arbër Gashi i cili rrugën politike e filloi në rininë e partisë e që nga sot është drejtues i saj.

Edhe vetë kryeminstri suedez Stefan Löfven e vlerëson lartë Arbërin

Familja e Arbër Gashit është nga Fortesa e Drenasit, transmeton Klan Kosova.