Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë, vetizolohen mjekët që u kujdesën për pacientin e ndjerë nga koronavirusi (VIDEO)

NULL NULL
06.04.2020 14:28

Janë vetilzoluar 13 mjekët që ishin kujdesur për shëndetin e pacientit i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.

Izolimi i mjekëve të Qendres Emergjente është bërë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi.

“59-vjeçari është kontrolluar në mbrëmjen e 4 prillit, pastaj të nesërmen me rekomandim edhe te IKSHPK-së, është vendosur që 13 punonjësit shëndetësorë të mjekësisë urgjente të shkojnë në vetizloim për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infektimit “.

Sot në Kosovë janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.

Përpos 59-vjeçarit nga Prishtina, nga Covid-19 ka vdekur edhe një grua e moshës 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit.

Deri më tani jetën e kanë humbur tre persona, ndërkaq të infektuar janë 145 persona.

klankosova.tv

lajme të ngjashme