Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nicki Minaj lind djalë, falënderon të gjithë ata që e uruan

NULL NULL
16.10.2020 09:02

Reperja e njohur, Nicki Minaj, të enjten ka bërë të ditur se është bërë nënë e një djali, transmeton Klan Kosova.

Minaj e ka lindur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e vet Kenneth më 30 shtatori në Los Angeles, një burim këtë e ka konfirmuar për People.

Artistja e bëri të ditur gjininë e foshnjës gjatë një postimi që bëri dje në rrjetin social Instagram duke i falënderuar persona që e uruan për foshnjën.

“Faleminderit Queen B, Kim & Ye, Riccardo Tisci, Winnie, Karol dhe të gjithë që më kanë uruar lindjen e djalit. Kjo është bota për mua”.

“Unë jam shumë falënderuese dhe jam në dashuri me djalin tim. Marrëzisht e dashuruar”, ka shkuar Minaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.