Miroslav Lajçak: Kush është ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi? NULL NULL 03.04.2020 12:45 03.04.2020 12:45 Miroslav Lajçak filloi takimin e tij me politikën ballkanike, e cila ka qenë pothuajse e pandërprerë për gati dy dekada, me çështjen e Kosovës dhe me të edhe po e kurorëzon. Që në vitin 1999, në vitin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, diplomati sllovak u bë bashkëpunëtor i të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Ballkan. Ai tani po kthehet në të njëjtin post si përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Ai është diplomati më i madh në botë me përvojë në Ballkan – vetëm diplomati suedez Karl Bildt mund të krahasohet me të”. “Sidoqoftë, do të ketë një detyrë shumë sfiduese për të harmonizuar pikëpamjet e evropianëve dhe më pas integrimin e tyre me ato të Shteteve të Bashkuara dhe akterëve të tjerë ndërkombëtarë”, tha ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq për BBC-në gjuhën serbe, i cili shpesh përshkoi shtigjet në karrierën e tij me Lajçakun, transmeton Klan Kosova. Ministri i jashtëm sllovak për një kohë të gjatë ishte gjithashtu një akter edhe në politikën botërore, përmes kandidaturës së tij për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të KB, si kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Në Evropë, ai ka bazë të fuqishme – ai i njeh të gjithë akterët përkatës në nivelin politik” “Ai ishte përshkruar si një njeri me përgjegjësi, i rrjetëzuar mirë, por një njeri që e ndërton gjithmonë karrierën e tij, e shtyn veten, pak këmbëngulës dhe i mërzitshëm, ”e përshkruan atë Vedran Gjihiq, studiues në Institutin Austriak për Politika Ndërkombëtare. Lajcak u emërua në këtë post nga kryediplomati evropian, Josep Borrell i Spanjës, për një mandat njëvjeçar si Përfaqësues Special. As Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025