Blu me detaje argjendi, Real Madrid zbulon uniformat si mysafir për sezonin e ardhshëm NULL NULL 16.06.2025 19:37 16.06.2025 19:37 Ekipi i Real Madridit ka zbuluar zyrtarisht uniformën e tyre të re si mysafir për sezonin e ardhshëm 2025-2026. Siç njofton klubi, fanella ka ngjyrë të errët blu, e plotësuar me detaje argjendi. “Real Madridi dhe adidas prezantojnë me krenari uniformën e dytë për sezonin 2025-2026, të frymëzuar nga mbrëmjet magjike në stadiumin Santiago Bernabeu”. “Fanella ka një ngjyrë blu të errët marine, që të kujton qiellin gjatë ndeshjeve të mbrëmjes, e plotësuar nga detaje argjendi të frymëzuara nga pjesa e jashtme e stadiumit. Përveç kësaj, elementët e gjelbër të zbukurimit i bëjnë jehonë ngjyrës së gjallë të fushës”, deklaroi klubi madrilen. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025