“Peshku i Artë “ projekti më i ri veror në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 17.06.2021 11:02 17.06.2021 11:02 Nga kjo e diel, më 20 qershor, për 10 javë nga ora 19:00, Klan Kosovës i shtohet projekti më i ri me titull “ Peshku i Artë “. Nga qyteti i bukur i Ulqinit, nga Adriatiku i pafund, çdo javë do të argëtoheni me mysafirët, artistët e juaj të preferuar si dhe reportazhe nga më të ndryshmet, të cilat do të ju shërbejnë në udhëtimet e radhës që do t’i merrni drejt Ulqinit. Poashtu nuk do të mungojnë as super pjatat e përgatitura nga kuzhinierët më të mirë të qytetit bregdetar.