Haziri i ashpër me VV-në: S’mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba NULL NULL 07.07.2025 11:08 07.07.2025 11:08 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth alarmit për bombë i cili u sinjalizua pak ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Para mediave, ai fillimisht falënderoi policinë për reagim, por i ashpër tha se alarmet e rrejshme janë mendësi e atyre që Kosova i njeh shumë mirë. “Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba”, tha Haziri. “E dinë kush janë, a folin me theks sllav a krahinor të Kosovës, nuk ka rëndësi, me rëndësi që krijimi nuk ka etni. Ata që janë bashkërenduar për interesa politike me rënduar Kosovën e me dëmtuar, janë pa etni, janë armiku më i madh i Republikës sonë”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv. Poashtu deputeti i LDK-së tha se cinizmi dhe ironia e kanë rënduar dhe e kanë bërë më nevrike prezencën e tyre në seanca. “Cinizmi ka rënduar situatën, t’i kthehemi normalitetit. Ata që e fusin në opsion shpërndarjen e kuvendit dhe dënimin e deputetëve, mund t’ju them lirisht që shtynë në funksion shantazhin politike, marrëveshja bëhet me mirëbesim, vendoet një rrugë e cila ka frymë kushtetues. Në Kosova nuk ka fitues të mëdhenj, ka fitues të parë, fitues me të drejtë që të ulet dhe të punojë me njerëz, të gjejë rrugë, por këto nuk po i shohim ende. Shpërndarja e kuvendit vjen kur dështon kuvendi me zgjedh qeverinë, jo kur dështon me e konstituuar vetveten, është problem i partisë së parë”, tha ai, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 38 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 53 minuta më parë