Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gallapeni ylli i finales ndaj Turqisë, lexuesit e Klan Kosovës e vlerësojnë lart futbollistin

NULL NULL
nga Kasim Gerbeshi 01.04.2026 14:13

Mbrëmë nuk ishte nata e Kosovës pasi që shënoi humbje të hidhur nga Kombëtarja e Turqisë në play-off-in për Kupën e Botës, me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ëndrra e madhe e Dardanëve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës u shua, por ky rrugëtim dhuroi shumë emocione dhe ndjenja krenarie, raporton Klankosova.tv.

Faqet e mëdha të statistikave kanë bërë vlerësimin e lojtarëve gjatë kësaj ndeshje, ku dy lojtarët e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Kreshnik Hajrizi janë vlerësuar me notën më të lartë nga gjithë skuadra e Dardanëve, ndërsa lojtari turk me notën më të lartë në ndeshje ishte Orkun Kokcu.

Klankosova.tv pyeti lexuesit se cili ishte lojtari më i mirë i Kosovës, dhe rreth 1 mijë komente dhanë mendimet e tyre.

Mbi 80 për qind e komenteve ishin për yllin e Dardanëve, i cili shkëlqeu në natën e madhe të finales mbrëmë, Dion Gallapeni.

“Gallapeni mbret i skuadrës me zemër”, “Padiskutim Gallapeni”, “Gallapeni, lojtar që lë shpirtin në fushë”, “Gallapeni e bëri krenar Suharekën dhe krejt Kosovën”, “Gallapeni, nuk ka dyshim aty”, ishin veç disa prej shumë komenteve për futbollistin.

21-vjeçari nga Suhareka kishte 76 për qind të pasimeve të sakta (29 prej 38), 67 prekje të topit, ndërsa kishte një rol kyç tek skuadra e Kosovës dhe duke arritur t’i ndalojë disa aksione të rrezikshme të lojtarëve turq.

Ish-lojtari i Prishtinës, tani është duke zhvilluar karrierën e tij në ligën polake te skuadra gjigante “Wisla Plock”.

Përveç Gallapenit, lexuesit e Klankosova.tv kanë zgjedhur edhe Lumbardh Dellovën, i cili ishte i jashtëzakonshëm në pjesën e mbrojtjes duke mos lënë hapësira për rastet e lojtarëve të Kombëtares së Turqisë, kurse disa të tjerë kanë komentuar se lojtar kyç tek Kosova, ishte Fisnik Asllani.

Ndërsa një pjesë tjetër e komentuesve, ishin të bindur se të gjithë lojtarët kanë luajtur mirë duke mos arritur ta ndajnë vlerësimin e tyre.

lajme të ngjashme