Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSSHK kundër mbylljes totale: Vendimi të jetë i matur sepse ekonomia është rënduar

NULL NULL
02.04.2021 08:36

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë. I madh është edhe numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit. Tashmë kapacitetet spitalore janë limituar. Por përkundër, kësaj kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla shprehet kundër mbylljes totale ndonëse thotë se në aspektin shëndetësor veprime të tilla do të ishin të duhura.

“Nëse flasim si punëtorë shëndetësorë ne normalisht që kërkojmë të merren masa sepse janë stërmbushur kapacitetet, punëtorët janë të stërlodhur nuk ka më këtu edhe fizikisht edhe mendërisht neve na kishte konvenuar. Por në anën tjetër pasi që shteti është vështirë ta kontrollojë situatën dhe çështja ekonomike është shumë e rëndë për të gjitha bizneset, me të vërtetë vendimi duhet të jetë paksa i matur. Unë jam ithtar i asaj që të mos mbyllet, mirëpo të vendosen masa të cilat duhet të respektohen”, deklaroi ai.

Syla për KosovaPress deklaron se Klinikat në Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë stërngarkuar me pacientë prandaj kërkon që masat anti-COVID të respektohen.

lajme të ngjashme