“Familjes Trump i kanë dalë probleme në Beograd”, Tahiri: Vuçiq dështoi edhe gjatë vizitës në SHBA NULL NULL 16.06.2025 22:01 16.06.2025 22:01 Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur se në raport me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020, Serbia qëndron shumë më keq sesa Kosova. Sipas tij, Serbia nuk e ka çuar ambasadën në Jerusalem, dhe siç tha ai, kjo shënohet me shkronja të trasha për Serbinë. “Fakti tjetër që Serbia po mban raporte të jashtëzakonshme me Iranin. Dje kam biseduar me një person që ka qenë në administratën e parë të Trumpit. Ai thotë që Trumpi po e mëson tash se çfarë lidhje ka Serbia me Iranin dhe me Kinën”. “Familjes Trump i ka dalë probleme me hotelin në Beograd, për shkak se Vuçiqi iu shkoi në Miami dhe tha se do ta takojë dy herë Trumpin, por Trumpin nuk e takoi asnjëherë”, tha Tahiri në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se është mirë që Kosova i ka dhënë jehonë të madhe porosisë së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovë dhe Serbisë. “Dhe Serbia s’i ka dhënë fare jehonë kësaj porosie. Për mediat që e përkrahin Vuçiqin, ky ka qenë një lajm i ndaluar për publikim”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025