Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mali i Zi: Asnjë rast i ri me Covid-19

NULL NULL
28.04.2020 09:21

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, nuk ka infektime të reja me koronavirus në këtë vend.

“Nga raporti i djeshëm i gjendjes deri në mëngjesin e sotëm deri në orën 8 e 45 minuta, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 57 mostrave, në mesin e të cilave nuk kishte raste të reja të infektimit me koronavirus”, tha Instituti i Shëndetit Publik, raporton RTCG, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i shfaqjes së koronavirusit të ri në Mal të Zi është 321.

lajme të ngjashme