Koreja e Jugut raporton 9 raste, numri i të prekurve arrin në mbi 10 mijë NULL NULL 29.04.2020 08:33 29.04.2020 08:33 Koreja e Jugut raportoi nëntë raste të reja të koronavirusit të martën, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ndër rastet e reja, pesë janë importuar. Koreja e Jugut raportoi se dy njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi të martën, duke rritur numrin kombëtar të vdekjeve në 246. Numri i të shëruarve në këtë vend ka arritur në 8,922, kurse numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit të regjistruar në Korenë e Jugut është 10.761, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.