1,100 euro që nuk arritën kurrë: Si dyshohet që u mashtrua një agjenci turistike nga Mërgim Gashi (VIDEO) NULL NULL 02.07.2025 19:25 02.07.2025 19:25 Biletat i morën, fluturuan lirshëm, por pagesa për biletat mbeti vetëm një hije që nuk erdhi kurrë. Dy persona, Afrim Sylejmani e Arbresh Gashi, në maj të vitit 2025, zunë vendin në karriget e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pa paguar asnjë cent për fluturimin. Mërgim Gashi nga Gjermania, që tashmë është kthyer në një turist fantazmë, i rezervoi dy bileta për Afrim Sylejmanin dhe Arbresh Gashin në një agjencion turistik në Gjilan përmes rrjetit social Instagram, raporton Kiks Kosova. Ai iu arsyetua agjencionit turistik duke thënë se dy persona kishin një rast urgjent familjar dhe duhet të udhëtonin patjetër. Ishte dita e premte kur biletat u rezervuan, me premtimin e Mërgim Gashit se shumën prej 1100 eurosh do ta kalonte menjëherë në xhirollogarinë e agjencionit. Premtimi dukej i sinqertë, dhe brenda pak minutash ai dërgoi faturën e pagesës, duke krijuar përshtypjen se gjithçka po shkon sipas planit. Por paratë nuk mbërritën kurrë në llogarinë bankare të biznesit. Pronarja e agjencionit në mënyrë anonime rrëfeu për Kiks Kosovës, përvojën e hidhur me Mërgim Gashin dhe paratë që nuk i pa kurrë. D.S. tregon se priti me durim disa ditë, duke e ditur që transferet bankare nga Gjermania në Kosovë marrin zakonisht deri në tri ditë. Por ditët kaluan, dhe asgjë nuk po ndodhte. Në mesazhet me Mërgim Gashin, ai vazhdonte të arsyetohej se pagesa ishte kryer. Për të sqaruar situatën, D.S. kontaktoi bankën në Gjermani, dhe të njëjtit i thanë se nuk ka asnjë pagesë që pritet të kryhet në këtë xhirollogari. Dyshimet se tashmë kishte rënë në grackën e një mashtruesi, filluan. Ndiqeni kronikën në vijim për detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025