110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Maharashtra të Indisë NULL NULL 24.07.2021 11:27 24.07.2021 11:27 Të paktën 110 njerëz kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin perëndimor indian, Maharashtra. Shirat pushtuan qindra fshatra, duke zhdukur shtëpi dhe duke i lënë banorët të bllokuar. Ekipet e shpëtimit kanë dalë për të evakuuar të mbijetuarit, por shumë njerëz raportohen të zhdukur, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë se ai ishte ankthuar nga humbja e jetëve dhe ka premtuar ndihmë për të prekurit. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të bllokuar të shkojnë në çatitë e shtëpive në mënyrë që ekipet e shpëtimit në helikopterë t’i dallojnë ata. Shërbimet e trenave janë pezulluar dhe zonat e ulëta të qytetit janë kthyer në zona përmbytjesh. Ekspertët e motit thonë se reshjet e mëdha të shiut do të vazhdojnë të godasin qytetin gjatë ditëve të ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.