11 shtatori, Limaj: Kosova është e rreshtuar krah ShBA-ve NULL NULL 11.09.2019 13:34 11.09.2019 13:34 Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 18 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA. “18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota”. “Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre. Kosova është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit”. ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025