11 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 13.07.2021 18:57 13.07.2021 18:57 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se në 24 orët fundit janë testuar pozitivë 11 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i qytetarëve që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132 mijë e 608, ndërsa ai i viktimave në 2 mijë e 456. Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar tetë pacientë. Në 24 orët e fundit është shëruar një qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 053 që nga fillimi i epidemisë./TCH