11 parti e deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhjet në veri, por jo edhe Lista Serbe NULL NULL 13.03.2023 17:17 13.03.2023 17:17 KQZ Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se të hënën ka përfunduar afati për certifikimin të subjekteve politike. Sipas tij, 11 parti e kanë deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje, ndërkaq 5 po. Ai tha se nga data 9 mars deri më 13 mars subjektet politike kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje. “Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna”, tha Elezi. Ai gjithashtu theksoi se 11 parti brenda afatit kanë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 11 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit, Jedinstvena Goranska Partia dhe Kosova Demokratik Türk Partisi dhe Partia Balliste”, tha Elezi. Ndërkaq pesë parti kanë deklaruar se do të jenë pjesë e zgjedhjeve me kandidaturë, ku prej tyre PDK-ja e LVV-ja do të marrin pjesë. “Brenda këtij afati kemi pranuar njoftimin konfirmues nga të gjitha subjektet politike të certifikuara: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partija Kosovskih Srba, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) dhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha Elezi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.