Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët të pakënaqur me udhëheqësit politik

NULL NULL
29.04.2015 10:51

​UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik, sipas të cilit përfaqësuesit politik si Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qëndrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.

Kështu thuhet në një njoftim të UNDP-së të cilët kanë realizuar një anketë me qytetar të cilët kanë thënë se papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.

Po ashtu, sot do të prezantohen edhe disa të dhëna lidhur me emigrim e kohëve të fundit nga Kosova..

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të marsit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe Sara Buchanan, drejtoreshë e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-së do të marrin pjesë në ngjarje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.