108 vjeçarja nga New Jersey mposht koronavirusin NULL NULL 15.05.2020 08:29 15.05.2020 08:29 “Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë vet ajo. E mbijetuara. Kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey i SHBA-së, Sylvia Goldsholl. Ajo ka përjetuar pandeminë e vitit 1918 dhe tash edhe atë të koronavirusi. Golsholl, e cila jeton në një shtëpi pleqsh është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi me të ishte diagnostifikuar një muaj më parë. Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media Guvernatori nga New Jersery, Phil Murphy, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Ajo mund të jetë personi më i moshuar në SHBA që është shëruar nga virusi. “Një jetë e jashtëzakonshme, shpirt i jashtëzakonshëm dhe një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës”, ka shkruar në një tëeet Murphy duke kremtuar për Goldsholl. Golsholl ka qenë shtatë vjeçare kur botën e kishte goditur virusi i 1918-ës i cili mori mbi 50 milionë jetë në tërë globin. “Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë vet ajo.