Kosova: Bizneseve do t`u ulen taksat NULL NULL 11.05.2015 11:34 11.05.2015 11:34 Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova, gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit paraditen e së hënës, deklaroi se bashkia e re do të bëjë të pamundurën për të shtuar punësimin në kryeqytet. “Situata gjatë dy viteve të fundit ka ardhur në përkeqësim të vazhdueshëm. Janë shtuar kostot e pagimit të energjisë elektrike dhe po diskriminohen bizneset”, deklaroi Kosova. Kandidati i demokratëve shtoi se Bashkia e Tiranës do të përfitojë nga çdo mundësi punësimi që do t’i jepet: Përmes projekteve, si ai për Bulevardin, do të punësojmë shumë njerëz në ndërtim. Bashkia ka në dorë të bëjë të pamundurën për të ulur sa më shumë taksat dhe ne do t’i ulim taksat për bizneset. Në këtë mënyrë, biznesit do t’i mbeten më shumë para që do të përdoren më pas për punësim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat 6 minuta më parë
Kosova Gjoshi: PDK-ja mbështet liderët që e rritën partinë, prandaj Krasniqi ishte i vetmi kandidat 16 minuta më parë