102-vjeçarja jep mësime noti për më shumë se gjysmë shekulli NULL NULL 26.07.2023 14:39 26.07.2023 14:39 foshnje Një grua 102-vjeçare në Oregon ka dhënë mësime noti për më shumë se gjysmë shekulli në komunitetin e saj. Disa herë në javë, Peggy Konzack, ndihmon foshnjat nga 6 muajsh deri në 3 vjeç të mësohen me ujin në YMCA në zonën e saj. “Është vetëm një gëzim në jetën time. Unë jam duke luajtur me ta. Unë nuk jam duke punuar”, shpjegoi ajo. Konzack ka thënë se ajo ka një stil mësimdhënieje që u formua 54 vjet më parë, dhe në moshën 102- nuk ka plan të ndalet. “Jam e frymëzuar të zgjohem në mëngjes, të bëhem gati,” tha ajo. Ajo e ka bërë këtë punë shumë gjatë sa ka mësuar edhe gjenerata të shumta të të njëjtave familje. Në ditët që nuk jep mësim, Konzack noton 10-12 xhiro në pishinë. Ajo e vlerëson jetëgjatësinë e saj me një dietë të pastër në ushqim, si dhe qëndruar aktive me aktivitet, shkruan WITN, transmeton Klankosova.tv.