Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

100 vjetori i shkollës ku mësoi Atifete Jahjaga (VIDEO)

NULL NULL
11.05.2015 20:26

Shkolla “Ali Hasi” në Cërmjan të Gjakovës, ku Presidentja Atifete Jahjaga kishte vijuar mësimet, sot ka shënuar 100 vjetorin e hapjes.

Këtë shkollë para një shekulli e hapi njëri ndër figurat  më të shquara të Kombit, Bajram Curri.

Për ta shënuar 100 vjetorin e shkollës se mesme të ulët u mblodhën në Cërmjan të Gjakovës, politikanë, mësimdhënës dhe nxënës të këtij fshati.

Ndonëse nuk ishte e pranishme ne vendin ku kreu mësimet, Presidentja Atifete Jahjaga përmes një telegrami i uroi shkollës 100 vjetorin e themelimit të saj

Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami i cili u zotua për një arsim cilësor.

Ndërkaq, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u krenua me vendin e saj për kontributin e dhënë në fushën e dijes.

Gazetarja Iliri Pireva sjell storien.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.