Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

100 tituj më shumë për 10 shkolla të Prishtinës

NULL NULL
05.05.2015 11:51
Komuna e Prishtinës ka filluar një projekt për pajisjen e shkollave me tituj të ri të lektyrave. Fillimisht do të përfitojnë 10 shkolla të kësaj komune.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, do të pajisë 10 shkolla të komunës me nga 100 tituj të rinj të lektyrave të ndryshe, që lexohen nga nxënësit.

Projekt ky i ndërmarrë për të frymëzuar nxënësit që të lexojnë e shkruajnë më shumë, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

“Një ndër synimet kryesore është që të shtohet interesimi i nxënësve për leximin dhe t’i pajisim shkollat me libra, respektivisht me tituj të ri’, tha drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci,  në një takim me drejtorët e shkollave të Prishtinës

Ky projekt i komunës pritet të shtrihet edhe në shkolla tjera në Prishtinë./KlanKosova

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.