10 plazhet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar NULL NULL 07.06.2021 22:19 07.06.2021 22:19 Plazhet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar dhe Saltburn Beach është vlerësuar si plazhi më i mirë atje pwr vitin 2021. Bregu me rërë, i popullarizuar si për familjet ashtu edhe për sërfistët, bëri përshtypje nga objektet e tij deri të ujërat miqësore në kërkimet e reja, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv. Studimi, i kryer nga Holidaycottages.co.uk krahasoi mbi 400 plazhe në të gjithë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, duke i vlerësuar ato në një numër faktorësh duke përfshirë disponueshmërinë e parkimit, tualeteve, kafenetë, cilësinë e ujit dhe sportet ujore. Nuk është hera e parë që Saltburn është quajtur një nga plazhet më të mira në Anglinë Verilindore. Emrat e 10 plazheve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar Saltburn Beach, Yorkshire Fistral Beach, Cornwall Hemsby Beach, Norfolk Tankerton Beach, Kent Dovercourt Bay, Essex Camber Sands Beach, East Sussex Alum Chine Beach, Dorset Perranporth Beach, Cornëall Tresaith Beach, Ceredigion Saundersfoot Beach, Pembrokeshire Sigurisht që ka shumë plazhe që të lënë pa frymë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht nëse jeni pas plazheve miqësore dhe familjare. Prandaj nuk është për t’u habitur që studimi nga Holidaycottages.co.uk zbuloi se 98 përqind e britanikëve që vendosnin për pushime kishin zgjidhur një pushim bregdetar.