10 persona të famshëm që shkëlqejnë në rolin e prindit (FOTO) NULL NULL 11.10.2021 10:55 11.10.2021 10:55 Prindërimi është si një cirk, ku prindi duhet të luajë shumë role. Qoftë si klloun, muzikant, këngëtar, balerin ose magjistar, prindi i i bën të gjitha këto role për fëmijët e tyre. Dhe prindërit e famshëm këtu nuk janë përjashtim. Ne kemi përpiluar një listë të prindërve të famshëm që e kanë përmbushur karrierën si dhe rolet e tyre prindërore. David Beckham Kur foli për disa nga kohët e tij të preferuara me fëmijët e tij, David Beckham tha, “Koha kalon vërtet shpejt. Një minutë i mbani në spital për herë të parë, dhe pastaj minutën tjetër ata po ngasin makinën e tyre. Por kjo është gjëja më e veçantë, nuk do të ndryshoja kurrë asgjë”. Andi Cohen Andy Cohen mirëpriti djalin e tij, Benjamin, përmes nënës surrogate në shkurt të viti 2019. Duke folur për filozofinë e tij të prindërimit, ai tha, “Unë dua të eci me rrjedhën dhe të mos stresohem”. LeBron James Ylli i basketbollit, Le Bron James, e konsideron veten njeri familjar. Ai ka 3 fëmijë, dhe kur vjen puna te prindërimi, udhëzuesi i vetëm i James ka qenë nëna e tij, Gloria Marie James. Ai thotë, “E vërteta është se gjithçka që kam mësuar për të qenë prind … e kam mësuar nga nëna ime”. Dwayne “The Rock” Johnson Dwayne Johnson ndan një lidhje të adhurueshme me fëmijët e tij, e cila është mjaft e dukshme në llogaritë e tij në mediat sociale. Ndërsa flet për bisedën babë-bijë në postimin e tij, ai gjithashtu këshillon prindërit që të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre, pavarësisht orareve të ngarkuara. Serena Williams Serena Williams flet për të qenit e prekshme kundrejt të qenit e fortë në një intervistë, duke thënë: “Si atlet, nuk mund të jesh e prekshme. Duhet të jesh e fortë, por si nënë je plotësisht e prekshme nga gjithçka. Dhe kjo është ajo që e bën situatën të frikshme”. Por të arrish të ecësh tutje dhe duke buzëqeshur sikur asgjë nuk ka ndodhur, e frymëzon atë të shkëlqejë si atlete dhe nënë. Chris Hemsworth Kur flet për prindërimin, aktori australian thotë: “Unë mendoj se [prindërimi] e nxjerr fëmijën tek të gjithë ne. Ju kujton magjepsjen që keni pasur me gjërat dhe se si mund të kaloni orë të tëra vetëm duke qenë me dikë. Është e mrekullueshme”. Khloe Kardashian Khloe Kardashian ka disa këshilla të fuqishme prindërore për vajzën e saj të vogël: “Dua që ajo të ekspozohet ndaj sa më shumë përfshirjeve, por shumëllojshmërisë. Unë nuk dua që ajo të jetojë në një flluskë, sepse ne e kemi këtë jetë shumë të privilegjuar dhe dua që ajo të dijë të gjitha llojet e jetesës dhe të jetë shumë e vetëdijshme për këtë”. Christina Aguilera Christiana Aguilera si nënë e Max dhe Summer: “Ata të dy janë gëzimi i jetës sime. Betohem nëse nuk do ta kisha quajtur Summer (Verë) do ta quaja Joy (Gëzim) sepse ajo thjesht ndriçon një dhomë dhe sjellë shkëlqim dhe lumturi”. Emma Roberts Mëmësia nuk ka të bëjë me përsosmërinë gjatë gjithë kohës. Emma Roberts e përsëriti këtë në një intervistë, kur tha: “Nuk është diçka që gjithmonë do të ndiheni sikur jeni duke u bërë mirë, por do të përmirësoheni çdo ditë. Kur jeni në dyshim, thjesht duajeni fëmijën dhe veten tuaj”. Enrique Iglesias Enrique Iglesias, këngëtari i famshëm spanjoll, është një baba krenar i 3 fëmijëve. Ai mezi pret t’i shohë fëmijët e tij të lulëzojnë në të ardhmen, duke thënë: “Mund t’ju them sinqerisht se nëse do më duhej të zgjidhja, patjetër do isha për sportin”, tha ai. “Po, do të thosha po, vetëm sepse i dua sportet. Unë e dua golfin, e dua tenisin dhe nuk do të më vinte keq të shihja një nga vajzat e mia të vogla duke luajtur tenis ”.