Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

10 persona asfiksohen nga zjarri në Shtime, tre dërgohen në emergjencë

NULL NULL
31.08.2025 09:19
Foto nga Klan Kosova

Dhjetë persona janë asfiksuar nga zjarri që shpërtheu në rrethana të panjohura në Shtime.

Tre prej të asfiksuarve, kanë vazhduar tretmanin mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, janë djegur dy vetura dhe disa mjete pune, derisa dëmet vlerësohen të konsiderueshme.

“Si pasojë e zjarrit i cili ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë asfiksuar 10 perona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, tre prej të cilëve kanë vazhduar tretmanin në QE-Ferizaj, po ashtu janë djegur edhe dy vetura dhe disa mjete pune-pronë e dy ankuesve kosovarë. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Katër të lënduar nga zjarri në Shtime, Policia: Ndodhet afër shtëpive të banimit

Lokalizohet zjarri në Shtime ku u lënduan katër persona

lajme të ngjashme