Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

10 pacientë me Covid-19 trajtohen në Infektivë, një prej tyre në gjendje më të rëndë

NULL NULL
30.05.2020 11:34

Në Klinikë Infektive të QKUK-së sot janë duke u trajtuar 17 pacientë, 10 prej tyre janë të infektuar me Covid-19, njoton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Faik Hoti, zëdhënës për media në Ministrinë e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

” Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19, 7 pacientë janë në gjendje stabile”.

“3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”.

“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUKNë Klinikën Infektive- QKUK, sot më 30/05/2020, janë të hospitalizuar 17 pacientë.. …

Publiée par Faik Hoti sur Samedi 30 mai 2020

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.