10 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës NULL NULL 28.01.2021 08:50 28.01.2021 08:50 10 pacientë të prekur me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me koronavirus. “72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”. Njoftimi i plotë: 72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP). Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 223 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,168 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.