10 mijë euro shpërblim për Sigal Prishtinën NULL NULL 04.05.2015 17:11 04.05.2015 17:11 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot lojtarët dhe drejtuesit e Sigal Prishtinës, të shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës së Basketbollit, Erolld Belegu. Ministri Shala e përgëzoi skuadrën e Sigal Prishtinës, trajnerët dhe gjithë stafin për suksesin historik, titullin e kampionit të Ligës Ballkanike në basketboll. “Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, që dëshmon se sporti kosovar ka cilësi të dallueshme, ndaj jemi të përkushtuar për ta përkrahur”. Ai u zotua se MKRS-ja do të jetë afër sportistëve të Kosovës dhe do të ndihmojë sportin në afrimin, avancimin dhe njohjen e tij sa më të gjerë në arenën ndërkombëtare. Ministri Shala, me këtë rast, nëpërmjet një Memorandum Bashkëpunimi me Klubin e Basketbollit Sigal Prishtina, për suksesin e arritur, shpërbleu klubin me 10 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhunës seksuale 39 sekonda më parë
Kosova Familja Muleci, një vit pas vdekjes së vëllait dhe babait: “Doktori na i mbyti të dytë” (VIDEO) 6 minuta më parë