10 këshilla për të shpëtuar nga këmbë të fryrë (FOTO) NULL NULL 18.11.2021 19:43 18.11.2021 19:43 Shumë gra vuajnë nga ënjtja në këmbë dhe shputa. Kjo ënjtje mund të shfaqet veçanërisht pasi keni kaluar periudha të gjata kohore në këmbë ose ulur. Por herë pas here mund të jetë gjithashtu një paralajmërim për qarkullim të dobët ose probleme të tjera shëndetësore. Nëse kjo gjendje është e përsëritur, sigurohuni që të bëni një kontroll te mjeku. Ne kujdesemi për mirëqenien tuaj, ndaj kemi mbledhur një listë me këshilla që mund t’i zbatoni menjëherë. Koha për të dalë jashtë dhe të filloni të lëvizni Sipas ekspertëve, duhet të bëjmë të paktën 30 minuta stërvitje çdo ditë. Kjo jo vetëm që do të na mbajë në formë dhe të hollë, por gjithashtu mund të përmirësojë rrjedhën tonë të gjakut. Aktivitete të tilla si vrapimi ose ecja mund të ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut. Përpiquni të përfshini ushtrimet në rutinën tuaj sikur do të planifikoni një takim me shefin tuaj ose do t’i kushtoni kohë për t’i ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë. Bëj stretch Një tjetër element kyç që duhet të përpiqeni të bëni para dhe pas stërvitjes janë stretchet. Ato rrisin fleksibilitetin, përmirësojnë performancën tuaj në aktivitetet fizike dhe kontribuojnë në një rritje të rrjedhjes së gjakut në indet dhe organet tuaja. Pini çaj ose lëng Pini çaj të zi ose jeshil: Kjo pije popullore bën shumë më tepër sesa t’ju mbajë ngrohtë gjatë mëngjeseve të ftohta të vjeshtës. Ai përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Pra, pini një filxhan para se të shkoni për vrap në mëngjes. Trupi patjetër do t’ju jetë mirënjohës! Lëngu i panxharit: Kombinimi i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve në këtë pije e bën atë pije të duhur për të nisur ditën. Pirja e tij rregullisht mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe rrjedhimisht çdo efekt anësor që lidhet me këtë gjendje. Lëngu i shegës: Duke qenë i pasur me antioksidantë, ky frut rrit qarkullimin e gjakut. Është gjithashtu i ngarkuar me vitaminë C e cila ndihmon sistemin tonë të qarkullimit të gjakut duke forcuar enët e gjakut. Fërkojini këmbët me furçë thatë Ndër përfitimet e shumta të kësaj teknike Ayurvedike, rritja në qarkullimin e gjakut dhe kullimin limfatik janë në krye të kësaj liste. Gjaku ynë mbart lëngun limfatik i cili filtrohet përmes nyjeve limfatike. Kur e ndjekim saktë këtë teknikë, ne përshpejtojmë pompimin e gjakut i cili gjithashtu ndihmon në kalimin e limfës nëpër trup dhe largimin e toksinave dhe patogjenëve. Hapat për të fërkuar në mënyrë efektive këmbët: Merrni një furçë të fortë, me qime natyrale. Është më mirë ta bëni menjëherë përpara se të bëni banjë, dhe më e përshtatshme sepse do t’ju duhet të hiqni rrobat. Filloni nga kyçi i këmbës dhe ngadalë lëvizni lart në një lëvizje rrethore. Furçoni me furçë të thatë çdo këmbë, duke shkuar deri në pjesën e sipërme të kofshëve. Duhet të zgjasë rreth pesë minuta për këmbë. Kini kujdes për sasinë e presionit që bëni. Duhet të jetë i fortë, por jo aq shumë sa të dhemb. Kur të mbaroni, mund të bëni dush ose banjë dhe më pas të aplikoni pak krem ose vaj trupi. Vishni çorape kompresioni Çorapet e kompresimit ushtrojnë presion në këmbë dhe kyçe. Kjo i lejon enët e gjakut të shtyjnë gjakun më mirë nëpër trup e deri në zemrën tuaj. Si rezultat, ato ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes në shputa dhe këmbë dhe do t’ju ofrojnë një ndjenjë lehtësimi pas një dite të gjatë duke qëndruar në këmbë. Para se të zgjidhni më të mirën për ju, sigurohuni që së pari të konsultoheni me një mjek. Bëjini masazh Gjeni pak kohë gjatë ditës tuaj të ngarkuar për të përkëdhelur veten me një masazh. Mund ta bëni vetë ose të kërkoni një specialist masazhi. Përveç ndjenjës së relaksimit, do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe lëngun limfatik që të qarkullojë më lehtë nëpër trupin tuaj. Ndiqni këto hapa për një masazh më efektiv: Punoni me lëvizje nga lart. Vendosni gishtat në kyçin e këmbës. Ushtroni presion me gishtat teksa lëvizni butësisht duart drejt ijeve. Lëvizni duart prapa te kyçet dhe përsëritni të njëjtën lëvizje rreth 10 herë për këmbë. Shtoni superushqime në dietën tuaj Superushqimet ofrojnë një nivel të lartë të lëndëve ushqyese. Edhe pse nuk ju mbrojnë nga sëmundjet kronike, ato janë shumë të dobishme për shkak të pasurisë në komponime, të tilla si antioksidantë, fibra dhe acide yndyrore që përmbajnë. Peshqit yndyrorë si salmoni dhe skumbri janë burime të shkëlqyera të acideve yndyrore omega-3. Këto yndyrna ndihmojnë qarkullimin tonë sepse nxisin lirimin e oksidit nitrik. Kjo molekulë zgjeron enët e gjakut, rrit furnizimin me gjak dhe për pasojë ul presionin e gjakut. Për ju që jeni vegjetarianë, mund ta merrni këtë komponent përmes panxharit. Ato janë të larta në nitrate, të cilat trupi i konverton në oksid nitrik. Superushqime të tjera që mund të përfshini në dietën tuaj për të rritur qarkullimin tuaj janë: Zarzavate me gjethe Qepë Hudhra Arra Manaferrat Bëni një banjë me kripë epsom Në fund të ditës, nuk ka asgjë më të mirë se të bëni një banjë të gjatë relaksuese. Por nëse doni ta çoni në nivelin tjetër: shtoni disa kripëra epsom. Ato kanë një përbërje kimike të quajtur sulfat magnezi. Ekspertët pohojnë se mungesa e tij mund të kontribuojë në rritjen e inflamacionit dhe gjendjeve kronike. Kur zhytemi në vaskë, magnezi mund të përthithet përmes lëkurës dhe kështu ne i ngremë nivelet tona të magnezit. Zhytuni dhe shijoni! Ngrijini këmbët lartë Mund të mos e kuptojmë, por pjesën më të madhe të ditës e kalojmë ulur me këmbët e kryqëzuara. Pastaj, pyesim veten pse na dhembin këmbët ose pse këmbët na janë fryrë. Megjithatë, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në rritjen e qarkullimit tonë. Para së gjithash, ngritja e këmbëve ndihmon në rrjedhën natyrale të gjakut pasi venat nuk kanë nevojë të punojnë kundër gravitetit. Si rezultat, inflamacioni do të ulet sepse nuk ka më një grumbullim të ënjtjes në shputa dhe këmbë. Përveç kësaj, do të kontribuojë në largimin e tensionit nga këmbët dhe ato do të lehtësojnë disa nga dhimbjet tuaja. Ndiqni këto hapa kur ngrini këmbët: Hiqni këpucët Shtrihuni në një divan, krevat ose dysheme: sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme për të shtrirë këmbët. Nëse jeni shtrirë në dysheme, mund t’i ngrini këmbët në një muri në kënd 90°. Për shtratin ose divanin, merrni disa jastëkë për t’i mbajtur këmbët të ngritura mbi nivelin e zemrës. Mbani këmbët të ngritura për rreth 20 minuta dhe përsëritni sa herë që keni një pushim të shkurtër gjatë gjithë ditës. Nëse ndiheni mjaftueshëm rehat, mund të bëni edhe një sy gjumë. Investoni në këpucë të mira Një nga arsyet e ënjtjes në shputë dhe rrjedhimisht në këmbë, mund të jetë një zgjedhje e keqe e këpucëve. Sado elegante të jenë, këpucët me taka të larta apo me majë nuk po i bëjnë asnjë favor trupit tuaj. Për më tepër, duhet të keni kujdes për madhësinë. Këpucët jo të pèrshtatshme mund të sjellin një sërë problemesh. Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni qafe ato stileto të reja që janë në modë. Sigurohuni që të mos i për një kohë të gjatë dhe përpiquni të kërkoni alternativa të tjera, si për shembull takat me pykë, të cilat ofrojnë mbështetje dhe ekuilibër më të mirë, ose atlete.