Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 vit “Kaos për të gjithë”, VV-ja akuza për punën e Ramës (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 07.12.2022 20:24

Sot janë bërë një vit prej kur kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka marrë mandatin.

Me këtë rast Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i ekspozoi 12 fotografi në sheshin “Nënë Tereza” të mërkurën. Sipas shefit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla në vitin që lamë pas veç sa u rëndua jeta e prishtinasve, raporton Klan Kosova.

Sipas tij, 206 premtime të kryetarit Rama nuk nisën jetësimin dhe gjatë kësaj kohe nuk u prezantua as programi qeverisës.

Sveçla shtoi se është bërë “Kaos për të gjithë” dhe ka pasur vetëm ndryshime kozmetike.

365 ditët e Ramës, në krye të komunës, i kritikoi edhe këshilltarja nga Lista GUXO.

Pështjellimin që sipas VV-së e bëri Përparim Rama, ata e shfaqën edhe përmes audio montazhit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme