Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 qershori shënohet me aktivitete të ndryshme (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2016 20:34

Dita e tyre, 1 qershori, i gjeti fëmijët duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Disa prej tyre u argëtuan në shesh, ku të rriturit lexuan përralla për ta e shpërndanë dhurata, disa vizituan parlamentin e disa Muzeun e Kosovës.

Përderisa shumica dolën për t’u argëtuar, fëmijë të komunitetit rom, ashkali e egjiptas u bënë bashkë në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas menaxherit të organizatës jo qeveritare “Zëri i romëve, ashkalive e egjiptasëve”, ka ende fëmijë të këtyre komuniteteve që nuk i gëzojnë të drejtat e tyre elementare.

Megjithatë, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se këto komunitete respektohen më mirë se në shtetet tjera.

Kronikë nga Arbresha Fazliu

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.