Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën për 2 vjet e gjysmë

NULL NULL
16.09.2022 18:08

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj Z.Z., i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur në vazhdimësi për 2 vjet e gjysmë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj, ka kryer akt seksual”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Klan Kosova ka raportuar, gjatë ditës së djeshme, se personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore e Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë. 

lajme të ngjashme